Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia në Gjakovë është në kërkim të dyshuarit për vrasjen e rëndë dhe plagosjen në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se ky është edhe i vetmi person i kërkuar në këtë fazë hetimore.

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës.

Sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 5:30 jemi njoftuar se dy persona të moshës madhore ishin qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes, njësitet e nevojshme policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Njëri nga këta të lënduar faktikisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka qenë atje. Po ashtu, në vend ngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit. Në konsultim me të cilën është iniciuar rast ‘vrasje e rëndë’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor”, deklaroi ai para mediave.

Ai tha se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që të arrestohet personi i dyshuar për vrasje.

“Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar dhe zbardhjes së plotë, rrethanave të kësaj ngjarje.. Ajo çka mund të deklarojmë në këtë fazë të hetimeve është kjo që ju thash, personi është i njohur për neve, ne e njohim këtë person dhe jemi në kërkim të tij. Ky deri më tani është personi i vetëm i kërkuar deri në këtë fazë të hetimeve”, shtoi ai.

Nga këto të shtëna me armë zjarri, ka mbetur i vrarë një person, ndërkaq është plagosur edhe vëllai i tij.

Edhe personi i plagosur dihet identiteti nga ana jonë, jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, janë duke u intervistuar… Po, në fakt është jashtë rrezikut për jetë. Kjo gjithherë sipas informatave të cilat i kemi pranuar nga personeli mjekësor ku është duke u trajtuar viktima”, përfundoi ai.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button