Lajme
Policia në Klinë me aksion në vijën hekurudhore: Dhjetëra gjoba për mosrespektim të shenjës “STOP”

Policia në Klinë ka nisur sot një aksion mbikëqyrës përgjatë vijës hekurudhore, duke kontrolluar nëse shoferët ndalojnë pranë shenjës “STOP”.
Ky aksion vjen pas dy aksidenteve me tren që ndodhën javën e kaluar në këtë zonë.
Sipas Policisë, vetëm gjatë mëngjesit janë shqiptuar dhjetëra gjoba për kundërvajtësit, ndërsa theksohet se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe shmangien e tragjedive të mundshme.