Policia në Mitrovicën e Jugut konfiskon tri armë zjarri në tri ditët e para të vitit 2026

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se gjatë tre ditëve të para të vitit 2026 ka konfiskuar tri armë zjarri.
Konfiskimi i armëve sipas Policisë së Kosovës është realizuar në lokacion të ndryshëm në Mitrovicën e Jugut dhe Skenderaj.
Armët e konfiskuara janë:
Dy pushkë gjuetie,një pistoletë
159 fishek të kalibrave të ndryshëm
“Lidhur me armët e konfiskuara janë iniciuar raste penale për veprat: Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe kanosje.
Nga këto raste, me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



