
Ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
Këtë e mirërpritur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës duke e bërë të ditur me anë të një njoftimi.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë kundër të pandehurit I.P., i cili është akuzuar se, me dashje dhe qëllim, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec. Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Popoviq u akuzua se me dashje dhe qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.
I njëjti e kishte etiketuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste” dhe po atë ditë, ishte ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut.