“Populli nuk është përqindje” – Bali Muharremaj i kthehet Shalës: Jam shërbëtori i popullit tim, jo i kalkulimeve në letra

Kandidati për kryetar të Suharekës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj i është kundër përgjigjur Shalës së LDK-së, pasi ky i fundit tha që 55% e qytetarëve zgjodhën rrugën për ndryshim.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë që populli nuk është përqindje dhe as kalkulim në letra.

Sipas tij populli është zëri që më udhëzon dhe zemrën që më mban gjallë në çdo hap. Populli është si familja, për të cilin duhet me punu çdo ditë.

“Jam shërbëtori i popullit tim, ai që ecën me ta në zjarre, shi e borë, që i ndjen dhimbjet dhe gëzimet e tyre si të vetat. Çdo vendim që e marr, çdo punë që e bëj dhe çdo ditë që zgjohem, është për ta. Në Komunën e Suharekës i shërbejmë vetëm popullit”, ka shkruar tutje Muharremaj.TandemPress

LEXO EDHE:

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button