Prangoset fajdexhiu në Mitrovicë, policia e kap në flagrancë

Policia në Mitrovicë mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar për fajde me inicialet R.G, i cili u kap në flagrancë.

Lidhur me të dyshuarin 37-vjeçar, forcat e rendit bëjnë me dije se kanë zhvilluar hetime intensive për përfshirje e tij  në veprën penale të ‘Fajdesë’ .

“Më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej.

Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në një njoftim të policisë,

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button