Prerjet ilegale të pyjeve, Mulla tregon se shumë zona tashmë kanë pësuar dëme të pariparueshme

Eksperti i pylltarisë Fatos Mulla tregoi për problemin më të madh që po e dëmton pylltarinë në Kosovë e që janë prerjet ilegale dhe mungesa e kontrollit në terren.

Mulla tha se situata është serioze dhe se shumë zona tashmë kanë pësuar dëme të pariparueshme

“Në shumë zona, pyetjet po humbasin për shkak të mungesës së kontrollit dhe planifikimit”, ishte shprehur Mulla në podcastin në Telegrafi.com

Sipas tij, kapacitetet aktuale të institucioneve nuk janë të mjaftueshme për ta menaxhuar territorin pyjor të vendit

Problemi përkeqësohet sipas tij sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur kërkesa për dru të zjarrit rritet.

“Mulla tërhoqi vëmendjen edhe për prerjet ilegale në pronat private, të cilat shpesh nuk raportohen, duke krijuar mungesë transparence në sasinë reale të drurit të nxjerrë nga pyjet e Kosovës”, deklaroi ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button