Presidentja e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re, seanca pritet të mbahet pas pak

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.

Ora e seancës nuk është caktuar ende.

Paraprakisht, u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit.

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare, teksa Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi nënkryetarë.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në objekt për seancën e radhës.

Artikuj të tjerë

Back to top button