
Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka keqpërdorur besimin e bashkëluftëtarit të tij, duke u shtirur se motra e tij ishte e sëmurë nga kanceri për të përfituar para.
Pala ankuese Sh.B ka deklaruar në polici se i dyshuari i ka kërkuar vazhdimisht para gjatë vitit 2025 per trajtim mjekësor të motres së tij.
Ndërkaq pas raportimit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të Prokurorisë u dergua në mbajte per 48 orë.
Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.



