Prizren: Arrestohen dy persona me sasi të konsiderueshme të narkotikëve

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të substancave narkotike.
Nga aksioni policor është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Me vendim të prokurorit të rastit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar



