Prizren: Numërohen mbi 94 për qind e votave për asamble, ky është rezultati

Numërimi i votave për Asamble Komunale po shkon drejt fundit edhe në Prizren.

Atje janë numëruar tashmë 94.92 për qind e votave, apo sipas KQZ-së kanë mbetur edhe 12 kuti pa numëruar.

Nga të dhënat e publikuara, del se Partia Demokratike e Kosovës është e para me 32.76 për qind e votave apo ka marrë 17 mijë e 976 vota.

E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje me 20.69 për qind e votave apo 11 mijë e 335 vota, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta, e cila ka marrë 14.02 për qind apo 7 mijë e 696 vota.

Rezultatin e plotë mund ta gjeni KËTU

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button