Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina njofton konsumatorët se mund të përballen me reduktime të ujit

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina” ka njoftuar se për pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit.
Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet
“Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona, (Gjysma e Hajvalisë, Veterniku Lagjja Qëndresa, prapa “Grand Store” Zona e Rezonancës dhe Lagjja Premium) shkruhet në komunikatën e KRU.
Ndërkaq në njoftim shkruhet se, ekipet teknike do të dalin në terren për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme.



