Prodhimet e “Loni Dekor” të kërkuara në Gjermani, kështu i mrekulloi fabrika kosovare disa hapësira pune në Frankfurt

Në Kosovë, prodhimet gjermane kishin gjithmonë vlerë për shkak të kualitetit të lartë. Por, kush do të thoshte se prodhues kosovarë do të kërkoheshin në Gjermani për shkak të cilësisë së lartë.

“Loni Dekor”, fabrika e mirënjohur e prodhimit të mobileve në Kosovë, ka përhapur rrjetin e saj të eksportit edhe në Gjermani. Siç njoftojnë nga kompania, një nga projektet e fundit të realizuara është ai në Frankfurt, ku janë mobiluar hapësira pune me stil modern dhe kualitet të lartë.

“Një projekt që e kemi realizuar me shumë përkushtim në zemër të Frankfurtit – një hapësirë ku minimalizmi takohet me elegancën, dhe çdo detaj flet me stil të pastër dhe të rafinuar”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button