Prokuroria ia rrëzon kallëzimin penal Kusari-Lilës ndaj Simiçit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ish-shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ndaj ish-nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

Në aktvendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale thuhet se janë pushuar hetimet ndaj të pandehurit.

Sipas prokurorisë, i pandehuri nuk kishte kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’.

Për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Slavko Simiç, ka kryer veprën penale Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar nga neni 202 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Replikës së Kosovës, që i vihet në barrë sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve PP.II. nr4696-23 të datës 18.09.2024, dhe as ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare” është thënë në aktvendim.

Më pas, në aktvendim jepen detaje tjera.

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 01.08.2023, ka pranuar Kallëzimin Penal të datës 28.07.2024 të parashtruar nga parashtruesja Mimoza Kusari-Lila kundër të pandehurit Slavko Simiç për shkak të dyshimit të arsyeshme se i njëjti ka kryer veprën panel fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar nga nenit 202 paragrafi të Kodit Penal”, është thënë në aktvendim.

Pas publikimit nga gazetës Nacionale të një audio-incizimi, ku deputetja e VV-së fliste me deputetin e Liste Serbe, Kusari-Lila kishte dorëzuar kallëzimin penal.

Më 4 gusht të vitit 2023, protagonistja e aferes “Zdravo”, Mimoza Kusari-Lila kishte paditur bashkëbiseduesin e saj.

Ajo pretendohet se audio-incizimi ishte i falsifikuar.

Inçizimi dhe publikimi i inçizimit të jashtëligjshëm nga ish Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër. Të njëjtat tani janë pjesë e kallzimit penal dorëzuar Prokurorisë së Shtetit me 1 Gusht, 2023. Përveç jashtëligjshmërisë së inçizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar”, kishte shkruar ajo, duke shtuar se bashkëbiseduesi i saj kishte bërë vepër penale.

Nuk i ka mjaftuar inçizimi, kjo vepër e rëndë penale por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes. Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante”, kishte shkruar ajo.

Audio-incizimi tregon koordinimin e VV-së me Listën Serbe për disa tema 

Audio-incizimit i publikuar nga gazeta Nacionale tregonte bisedën mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit ishte bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?

Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit

Mimoza: Pse po më thua mua?

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button