
Këngëtari i njohur si Gjesti është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për tri vepra penale.
Sipas Prokurorisë së Prishtinës, Gjesti dyshohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, “kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Prishtinë, 11 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.
Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.
Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast” – thuhet në njoftim.



