
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se janë ndryshuar disa prej afateve të vendosura në rastin e dytë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve sa i përket akuzave për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.
Specialja në një njoftim ka bërë të ditur se afati për mocionet e mbrojtje për rrëzim të akuzave duhet të paraqiten deri më 23 mars, derisa ZPS-ja ka kohë vetëm dy ditë për t’iu përgjigjur atyre.
Për të njëjta, gjyqtari ka hapësirë vetëm dy ditë për të marrë një vendim për mocionet.
Deklaratat e hapëse të mbrojtjes do të nisin më 7 prill 2026 dhe më pas do të ketë kohë deri me datën 24 prill për dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes.
Më 13 mars 2026, ZPS-ja paraqiti një njoftim për mbylljen e çështjes së saj.



