Lajme

Prokuroria po heton vdekjen e burrit që u gjet pa shenja jete në Pejë

Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë.

Në rrugën “Rozafa” të këtij qyteti, një burrë është gjetur pa shenja jete.

Për rastin në fjalë, Prokuroria tashmë i ka nisur hetimet.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv. Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dale njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button