Ballina

Protesta kundër Speciales, Mustafa: Sikur ta kisha shëndetin, më 7 gusht do të isha edhe unë në shesh

Të enjtën më 7 gusht me fillim nga ora 17:00, Organiazata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar një protestë për të kundërshtuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale.

Në mbështetje të kësaj proteste, doli edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Mustafa tha se po ta kishte shëndetin edhe ai do të dilte dhe të protestonte në shesh.

“Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së. Është vlerë e përbashkët. Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës. Jam dëshmitar se këtë besim të plotë e kanë pasur edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, me të cilët kam punuar asokohe. Gjykata u themelua me bindje se do të marrin dënimet e merituara njerëzit për të cilët faktohet se kanë kryer krime. Askujt s’do ti shkonte mendja se në vend të kësaj, bartësit kryesor të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë, me rol kyç në Rambuje, në bisedat e Vjenës, në shpalljen e pavarësisë; në kundërvënien ndaj depërtimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga Kosova, do të cilësoheshin si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Mustafa.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button