
Ka përfunduar protesta, “Unë jam UÇK” në sheshin Skënderbej, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Organizimi i kësaj proteste ishte i jashtëzakonshëm. Filloi me intonimin e himnit kombëtar, nga tenori i madh, Kastriot Tusha. Vahdoi me fjalime të fuqishme nga ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e Ali Ahmeti nga Maqedonia e Veriut.
Moisiu: Thaçi me të tjerët kryen detyrën më të lartë që njeh historia, mbrojtjen e popullit të vet
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ishte njëri nga folësit e protestës në Tiranë, që kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Anipse në moshë të shtyer, Moisiu, mbajti një fjalim të fuqishëm, duke thënë ndër të tjera se krerët e UÇK-së kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia.
“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë komëbtarë, përballë padrejtësiv që po u bëhet bijëve më të mirë të Kosovës. Çlirimtarëve që luftuan për lirinë e vendit të tyre. Në vitin 2022, isha në Hagë, për të takuar personalisht Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Aty unë e pashë që këta burra nuk ishin të frikësuar. Ata ishin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.” – tha Moisiu.

Edi Rama ndan pamje nga protesta “Unë jam UÇK” në Tiranë: Zemra mal
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamje nga protesta “Unë jam UÇK”, e cila po mbahet në Tiranë.
Rama ka shkruar shkurtimisht “Zemra mal”.