Publikohen pamjet nga momenti kur policia arrestoi të dyshuarin që gjuajti me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri pati sot në Pejë.


Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që pohoi se i dyshuari është arrestuar, teksa dy të plagosurit janë duke u trajtuar në spital.

Rreth rastit është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër Gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, nga njësitet relevante” deklaroi Nikçi

Mediat kanë publikuar pamje nga momenti kur u arrestua i dyshuari.

VIDEO:

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button