Punëtori i një poste private dyshohet se mashtroi se dikush i grabiti 1 mijë e 400 euro

Një rast i një grabitje nën kërcënimin e thikës, është hetuar dhe është zbardhur se ka qenë inskenim.Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një poste private kishte raportuar se një person i maskuar e nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 1 mijë e 400 euro. Madje për ta bërë më të besueshëm rastin, punëtori kishte raportuar se ishte goditur e sulmuar fizikisht si dhe i ishte shpuar goma e veturës.

Policia e kishte marrë rastin e raportuar më 20.02.2026 dhe e kishte trajtuar ndërsa është vërtetuar se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar. Punëtori është arrestuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.I dyshuari për lajmërim apo kallëzim të rremë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button