Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj arrestohet nën dyshimin për sulm seksual ndaj një nxënësje

Një 64-vjeçar, punëtor teknik në një shkollë fillore në Ferizaj, është arrestuat nën dyshimet për sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare. Policia deklaron se ngjarja u regjisteua më 11.03.2026, pra dy ditë më parë. Në raportin ditor të datës 12 dhe 13 mars nuk ka asnjë njoftim nga Policia për rastin.

Policia ka njoftuar se viktima e sulmit seksual është një e mitur 10-vjeçare.

“Më datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore”, ka thënë Policia e Ferizajit.

Artikuj të tjerë

Back to top button