Qetë në Leskovc, 3 orë pa nisur ndeshja Serbi-Shqipëri

Shqipëria sonte do të përballet me Serbinë në stadiumin e Leskovcit.

Skuadra shqiptare tashmë gjendet atje, teksa gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa incidente.

Sipas mediave shqiptare, komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, ishte ndaluar për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit.

Ai tha se atij i ishte thënë se është në listën e zezë, siç tha se janë edhe Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, e gazetari Marin Mema.

Ndërkaq sot, mediat në Serbi raportojnë se në Leskovc po mbretëron situatë e qetë, rreth 4 orë pa nisur ndeshja.

Sipas “Nova”, vërehet shtim i forcave policore, por jo ndonjë organizim nga tifozëritë atje.

Ndeshja nis në orën 20:45, ndërsa transmetimin direkt e bën televizioni më i madh në vend, Klan Kosova.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button