
Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka njoftuar se shpërblimi prej 500 mijë euro për lojtarët e Kosovës, i cili ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti, do të miratohet në të hënën.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se vendim do të miratohet në mbledhjen e Qeverisë.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Mbrëmë, pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë, ka qenë kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, i cili ia ka rikujtuar Kurtit këtë premtim.
Derisa ka postuar një fotografi nga stadiumi në Bratisllavë, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur kërkesën e tij për kryeministrin.
“Qiti paret Kryeminister Albin Kurti!”, ka shkruar ai.


