Qeveria në detyrë mban mbledhje, miraton dy vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Ajo ka ndarë 10 mijë euro për, siç tha, promovimin e vendit për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, e cila do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.

“Qeveria ka ndarë mjete financiare në shumë prej 10,000€ (dhjetë mijë euro) me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, qeveria ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button