QKMF Obiliq përforcohet me pajisje të reja mjekësore falë donacionit nga KOSOVAMED

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje mjekësore nga kompania KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K., duke forcuar kapacitetet për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, shkruan TandemPress.
Donacioni përfshin:
- 2 koncentratorë oksigjeni
- 3 inhalatorë
- 2 çanta emergjente
- Pajisje diagnostike: 2 pulsoksimetra, 2 glukometra, 2 stetoskopë dhe 2 aparate për matjen e tensionit
Drejtoria e QKMF-së theksoi rëndësinë e këtij kontributi për shërbimet shëndetësore lokale.
“Ky donacion është një mbështetje e çmuar për institucionin tonë dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve që u ofrojmë pacientëve tanë,” thuhet në reagimin zyrtar të QKMF Obiliq./TandemPress/
Postimi plotë:
Falënderim për donacion 🏥
Falënderojmë kompaninë KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K. për donacionin e pajisjeve mjekësore në QKMF Obiliq:
Koncentratorë oksigjeni (2)
Inhalatorë (3)
Çanta emergjente (2)
Pajisje diagnostike: Pulsoksimetër, Glukometër, Stetoskop dhe Aparat tensioni (nga 2 copë).
Këto mjete rrisin cilësinë e shërbimit tonë. 🤝



