QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit në Pejë

Një person është plagosur sot në Pejë dhe, për shkak të lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas QKUK-së, i plagosuri është pranuar në Qendrën Emergjente, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Aktualisht, mjekët po vlerësojnë nëse i plagosuri do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, kanë bërë të ditur nga QKUK-ja.
Ndërkaq, doktoresha Dafina Basholli, deklaroi për Klankoosva.tv se gjendja shëndetësore e tij është stabile.
“Gjendja e tij është stabile. I kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse që i njëjti, pas disa ditësh, t’i nënshtrohet edhe operacionit në Klinikën Ortopedike”, ka deklaruar Basholli.



