Qytetari nga Ferizaji gjen një qese në tokë me lëndë narkotike, e dorëzon më pas në polici

Një qytetar në Ferizaj dje me 17.01.2026 ka raportuar se ka gjetur një sasi me substancë narkotike, të cilën më pas e ka dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka marrë substancën e dyshuar me peshë totale prej 65.75 gram e llojit marihuanë

Ndërsa në njoftimin e PK, shkruhet se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button