Qytetari nga Klina raporton zhdukjen e gruas së tij, nuk e di se ku ndodhet

Një burrë ka raportuar largimin e bashkëshortes së tij paraditen e djeshme në Klinë.
Sipas ankuesit, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Njëherësh, rasti po hetohet nga organet e rendit, thuhet në njoftimin e PK.



