
Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik/Organizata Studentore “Reforma” kanë bojkotuar të hënën procesin mësimor, pasi stafi teknik i UP-së gjendet në grevë, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante, raporton Ekonomia Online.
Studentet para hyrjes së Fakultetit kanë vendosur edhe një karrige me mbishkrimin “R.I.P Higjena”.
Po ashtu sot gjatë ditës punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.


