Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po analizojnë vendngjarjen dhe po mbledhin prova për të përcaktuar mënyrën dhe shkakun e rënies.

Artikuj të tjerë

Back to top button