Ballina
Rafuna pas protestës: Ky është paralajmërim për Qeverinë, ju kërkojmë falje qytetarëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur pas përfundimit të protestës dy orëshe të bizeneseve të Kosovës, kundër vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, e që pritet të hyn në fuqi më 1 qershor.
Rafuna iu kërkoi falje qytetarëve për vështirësimin e komunikacionit, duke u shprehur se bllokada e rrugëve ishte për t’i çuar paralajmërim Qeverisë.
“Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në protestë. Dëshiroj të kërkoj mirkuptim prej qytetarëve, sepse kanë pas pengesa gjatë këtyre dy orëve. Kërkesa jonë është që institucionet e vendit të reflektojnë”, tha ai.