Rama për Rugovën: Nderimi për të është përgjegjësi, ta ruajmë shtetin si vlerë e lirinë si amanet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Ibrahim Rugova ka qenë arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në larine.

Ai tha se nderimi për të është përgjegjësi, siç u shpreh, ta ruajmë shtetin si vlerë e lirinë si amanet.

“Në ditën e tij të lindjes, rikthehemi jo vetëm te figura historike, por te domethënia e vizionit të tij që tejkalon kohët. Ibrahim Rugova ishte arkitekti i një ideje politike që buronte nga uniteti dhe besimi i palëkundur në lirinë si e drejtë natyrore e njeriut dhe e kombit”.

“Kjo është arsyeja pse trashëgimia e tij nuk është vetëm historike, por edhe institucionale dhe filozofike. Sot, nderimi për të është edhe përgjegjësi për ne, ta ruajmë shtetin si vlerë, lirinë si amanet dhe paqen si orientim të përhershëm”, ka shkruar Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button