Ballina

Rasti “Banjska”, të akuzuarit dalin sot para gjykatës

Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e 17 prillit tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button