Reagimi epik i Bajramit ndaj Kurtit: Atë thesin që tha se e ka kepë, e ka trashë me paret tona

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit që dy ditë para balotazhit të ofrojë 100 euro shtesë për studentët.
Kurti para disa ditësh nëpërmjet metaforës me thesin e shqyer, ka thënë se ashtu e ka marrë Kosovën dhe se atë thes e ka qepur, teksa Bajami i ka reaguar duke thënë se të njëjtin thes e ka trashur me paratë e qytetarëve.
“Deputeti Kurti që dështoi të bëhet Kryeministër, atë thesin që po thotë e ka kepë, e e ka trashë, e ka trashë me paratë tona”, ka thënë deputetja Bajrami.
“Çdo ditë ai merr para nga qytetarët më të varfër të Evropës përmes çmimeve disa fish me të shtrenjta, përmes faturave të energjisë elektrike/mafisë energjetike, përmes tenderave njëburimor dhe në forma tjera”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
“Por, ka edhe një problem tjetër derisa Kurti po akuzon të tjerët se merrnin nga thesi i çkymë, ky vetë e ka marrë thesin dhe e ka çu në parti, ai thes nuk po ju takon më qytetarëve, por është në funksion të luksit të qeveritarëve dhe të LVV, thënë shkurt po blen vota nga thesi”.



