Lajme

Reçica i thotë Deharit : Është një privilegj i jashtëzakonshëm që ta ka dhënë mosha

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën konstituive për herë të 50-të, ku u shënuan përplasje të lehta verbale mes deputetëve dhe kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilmi Reçica, iu drejtua kolegëve , duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe përgjegjësisë që sjell legjislatura e nëntë.

“Mendoj që është një privilegj i jashtëzakonshëm që ta ka dhënë mosha. Është legjislatura e nëntë, e ke një privilegj: shfrytëzo për të mirë dhe për të mbarë…”, tha Reçica.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ia ndali fjalën, duke thëne se nuk lejohen debatet ne seancë.

“Nuk lejohet debat në seancë, vetëm ata që kanë propozim. Nuk keni të drejtë ta keqpërdorni foltoren për debate. Formoni Kuvendin, pastaj bisedoni sa të keni dëshirë”, tha me ton të prerë, Dehari.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button