Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Ky aktivitet nis nga ora 11:00, derisa folës do të Visar Azemi.

LDK në njoftimin e publikuar, thotë se arsyeja e kësaj konference lidhet me çështjen e energjisë elektrike dhe reduktimet e ditëve të fundit në Kosovë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën e nesërme për medie, në orën 11:00 trajton çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike, ku folës do të jetë, Visar Azemi. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftim

Artikuj të tjerë

Back to top button