Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Prizren 

Prizreni është përballur me reshje të dendura shiu gjatë ditës së martë, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Gazetari korrespodent i emisionit “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu ka bërë të ditur se situata ka qenë e rënduar,

Sipas tij, në shumë rrugë të qytetit janë krijuar përrocka, duke pamundësuar qarkullimin normal si dhe duke detyruar prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

“Për fat të mirë, pak kanë pushuar të reshurat, të cilat i kemi pasur të pranishme pothuajse gjatë gjithë ditës të djeshme, dhe kanë vazhduar edhe pas mesnate, të cilat jo pak po shkaktojnë probleme”, tha ai.

Ai tha se gjendja më e rënduar është paraqitur në zonat rurale të Prizrenit. Rruga Prizren–Zhur, përfshirë edhe fshatrat Vlashnjë dhe Lubishtë e Hasit, janë ndër më të prekurit nga të reshurat.

Niveli i ujit në Lumbardh dhe në lumenjtë e tjerë të zonës është aktualisht i lartë, dhe sipas Salihut, paraqesin rrezik të shtuar për vërshime nëse reshjet vazhdojnë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka aktivizuar shtabin lokal emergjent, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes të shtuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button