BallinaLajme

Rohde për sanksionet ndaj Kosovës: Kishte veprime të pakoordinuara në veri, disa vende thanë ‘të presim edhe pak’

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë për heqje të masave, por duke udhëzuar Qeverinë që mos të ketë veprime të pakoordinuara në veri.

Rohde në një intervistë në RTK tha se shtetet ishin gati edhe vitin e kaluar.

Megjithatë, siç ka theksuar ai, pati disa veprime të pakoordinuara në veri të vendit dhe disa prej shteteve anëtare më pas thanë “të presim edhe pak”.

“Shiko, BE-ja, shumica e shteteve anëtareve janë për heqje të menjëhershme. Vitin e kaluar pati disa veprime të pakooridinuar në veri dhe disa vende thanë “Të presim edhe pak”. 

Do të mund të ishin hequr shumë më parë. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes së graduale, në katër vitet e fundit, kur jam takuar me palë janë ankuar që Përfaqësuesit e Lartë vijnë nga vendet mosnjohëse, tani kemi një ekip ëndrrash, kanë ardhur këtu të gjithë. Duhen dy persona për vallëzim. Kosova duhet të ndërmarrë hapatt e vet dhe most ë bëjë hapa të pakoordinuar”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button