Ballina
Rrahje mes disa persoanve te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur te “Rrethi i flamurit”, rreth orës 09:30.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se dy persona janë lënduar, të cilët menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
” Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve). Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv
Derisa nuk dihet se cili kishte qenë motivi i këtij incidenti.