Lajme

Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre

Pesë persona (tre prej tyre me nënshtetësi gjermane), janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë.

Në këtë ngjarje është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë njëri prej tyre është plagosur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.

Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button