
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT-i, ka ftuar konferencë për media, për të sqaruar gjendjen aktuale të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.
Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 15:00.
Sipas KOSTT-it, pikat kryesore që do të adresohen në këtë konferencë janë: rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar, ngarkesa maksimale e arritur dhe rreziku i mundshëm i reduktimeve në rast të mbingarkesës.
Nga KOSTT-i pritet të bëhet apel te qytetarët, institucionet dhe bizneset, që të ulin konsumin e energjisë elektrike dhe të zhvendosin konsumin jashtë orëve të pikut.
KOSTT-i paralajmëron se ngarkesa pritet të rritet në ditët më të ftohta.



