
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ribariq – Mitrovicë.
E përfshirë ishte një veturë e Policisë së Kosovës, me ç’rast tre policë kanë mbetur të lënduar.
Siç raporton mediumi lokal “Jepi Zë”, vetura e Policisë është rrokullisur, ndërsa policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme për rastin.
