
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në një intervistë për RTK.
Ai ka kujtuar se çështja është diskutuar për shumë vite dhe ka sqaruar se Gjermania i ka bërë me dije kryeministrit Albin Kurti se do ta vlerësonin shumë çdo hap pozitiv nga Kosova drejt themelimit të Asociacionit.
“Ideja e Asociacionit është pjesë e dialogut për shumë vite. Ne i kemi thënë qeverisë së Kosovës se do ta çmonim shumë nëse do të ketë ndonjë sinjal pozitiv në drejtim të themelimit të Asociacionit”, ka thënë Rudolph.



