Sekuestrohen 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 380 fishekë  në një lokal në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Doganës, gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, transmeton Klankosova.tv.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button