Ballina

Serbin e arratisur nga burgu i Mitrovicës, policia e kërkon me qenët e Njësitit K9 

Një i burgosur me kombësi serbe, Dorde Radomiroviq, 34 vjeç nga Novi Pazar, është arratisur dje nga burgu në Mitrovicën e Veriut, ka njoftuar SHKK.

Radomiroviq ishte dënuar në vitin 2014 për vrasjen e një personi me kombësi serbe, M.V. nga fshati Leshak, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të tij.

Policia ka ngritur pika statike kontrolli në të gjithë veriun e Kosovës dhe ka angazhuar njësitë specializuara me qen (K9) për gjetjen dhe kapjen e tij, bëri të ditur gazetari Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button