Shala: LDK po rikthehet si në kohën e Rugovës

Kryetari i LDK-së në Suharekë, Ardian Shala ka pritur për vizit Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun.
“Mendime, projekte e pikëpamje të ndryshme u diskutuan në takimin e sotëm mobilizues të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me strukturat e degës në Therandë.” Ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.
Tutje, Shala ka shkruar edhe për rritjen e LDK-së “LDK është në proces të rritjes dhe shtimit të mobilizimit partiak në mënyrë që vendin ta largojë nga qeverisja diktatoriale e vetëm një njeriu dhe ta kthejë atë tek qytetarët të vendit.
LDK sot po u uron mirëseardhje të vazhdueshme rikthimit në shtëpinë e madhe politike të shumë qyetarëve të vendit.”
Postimi i plotë:
Mendime, projekte e pikëpamje të ndryshme u diskutuan në takimin e sotëm mobilizues të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me strukturat e degës në Therandë.
Gjendja e rënduar diplomatike dhe ekonomike e vendit e shkaktuar nga keqqeverisja e nivelit nacional e skandalet e shumta të pushtetit lokal në komunën tonë krijojnë domosdonë e mobilizimit politik, në mënyrë që vendi e komuna jonë të vendosen në binarë të zhvillimit, integrimit e përparimit.
Ndërkaq edhe publikisht miqtë tanë ndërkombëtarë e veçanërisht nga SHBA e kanë pohuar disa herë se vetëm LDK-ja e ka tagrin intelektual, patriotik e moral për ta zbatuar një
gjë të tillë.
LDK është në proces të rritjes dhe shtimit të mobilizimit partiak në mënyrë që vendin ta largojë nga qeverisja diktatoriale e vetëm një njeriu dhe ta kthejë atë tek qytetarët të vendit.
LDK sot po u uron mirëseardhje të vazhdueshme rikthimit në shtëpinë e madhe politike të shumë qyetarëve të vendit.
LDK po rikthehet si në kohën e Rugovës!