BallinaLajme

Shala publikon emrat e zyrtarëve që po mbajnë “detyra jofunksionale”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se të gjitha funksionet me ushtrues detyre, që nga sot janë jofunksionale.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se këtë e konfirmon edhe ligji për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

Sipas Shalës, Qeveria aktuale është duke punuar jashtëligjshëm, megjithatë, ka vlerësuar që vendimet e saj tanimë janë të pavlefshme.

“Funksionet me Ushtrues Detyre – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Kjo Ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale. Çdo vendimmarrje brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit. Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme”, ka shkruar Shala.

Teksa më poshtë, deputeti ka radhitur disa emra të cilët janë “ushtrues detyre” në Qeveri:

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre
Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre
Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre
Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre
Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button