SHBA nis operacionet ushtarake ndaj Iranit: “Qindra drone” në veprim

Forcat e armatosura amerikane kanë intensifikuar ndjeshëm operacionet ushtarake kundër objektivave iraniane, duke përdorur një numër të madh drones sulmues, sipas informacioneve të publikuara nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Burime ushtarake konfirmojnë se në orët e fundit janë aktivizuar qindra drone amerikane në hapësirën ajrore të rajonit, kryesisht të tipit “one-way” (dronë kamikaze), të cilët synojnë infrastrukturën ushtarake iraniane, depot e armëve, si dhe bazat e dronëve të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Një video e publikuar nga CENTCOM tregon një dron amerikan duke lëshuar një raketë gjatë natës, duke krijuar një kolonë të madhe tymi dhe flakë të ndritshme. Pamja, e regjistruar me kamera nate, ilustron qartë intensitetin e operacioneve të reja.

Artikuj të tjerë

Back to top button