Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të Huajt

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur pajtueshmërinë që Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete të zbatohet me disa masa shtesë.

Ai e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm në adresimin e një çështjeje praktike që, thotë se prekë jetën e qytetarëve.

“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve. Urime Kryeministrit Kurti, Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së Peter Sørensen dhe Ambasadorit Aivo Orav për lidershipin dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar ambasadori i OSBE-së në Kosovë.

Nga nesër, 15 mars fillon zbatimi i plotë i këtyre dy ligjeve që Kurti i ka quajtur të rëndësishme për sigurinë si individuale ashtu edhe nacionale, por, siç tha, edhe për menaxhim më efikas të migrimit si dhe qarkullimit në trafik.

Artikuj të tjerë

Back to top button